Bota

“Administrata kishte zbritur në Himarë”- Petro Gjikuria: Himariotët nuk e ulin kokën ndaj kërcënimeve, dhanë verdiktin e tyre! Tavo nëse do të punojë për mua…

administrata kishte zbritur ne himare petro gjikuria himariotet nuk e ulin koken ndaj kercenimeve dhane verdiktin e tyre tavo nese do te punoje per mua





































Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka folur për mediat pas përfundimit të procesit të votimit.

344334

Gjikuria falënderoi himariotët për besimin, partitë opozitare dhe stafin e tij, për mbështetjen  dhe punën e bërë gjatë fushatës së shkurtër.

“Dua të falenderoj të gjithë himariotët që më mbështetën në këtë fushatë të shkurtër, ishte fushate e qetë dhe e sinqertë. I falenderoj që panë në fëtyrën time një njeri që mund të bënte diçka për Himarën.Falenderoj partitë opozitare dhe  stafin tim, për besimin” u shpreh fillimisht Gjikuria.

Ai shtoi se administrata shtetërore kishte zbarkuar në Himarë dhe ka kryer presione, por theksoi se himariotët nuk e ulin kokën dhe e kanë dhënë verdiktin e tyre në kutitë e votimit, duke u shprehur optimist për fitore.

I pyetur po ashtu nëse do ta pranojë  ftesën e Tavos, për të qenë nënkryetar në rast se kandidati socialist fiton zgjedhjet, Gjikuria u shpreh se Tavo nëse do të punojë për të është mirëpritur, pasi ai është fituese.

“Unë do të jem fitues, Tavo po desh të punojë për mua është i mirëpritur” tha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Pjesë nga fjala e Gjikurisë: 

Dua të falenderoj të gjithë himariotët që më mbështetën në këtë fushatë të shkurtër, ishte fushate e qetë dhe e sinqertë.

I falenderoj që panë në fëtyrën time një njeri që mund të bënte diçka për Himarën.

Falenderoj partitë opozitare dhe  stafin tim, për besimin.

Do të jem këtu për numërimin. Himariotët kanë verdiktin e tyre, ata folën. Mendoj që asnjë njeri nuk do ti prekë këto kuti.

Mendoj që asnjë njeri s’do ti prekë këto kuti, sepse janë kutitë ku himariotët vendosën për djalin e tyre të ardhshëm.

Duhet të dini një gjë, që këtu në këtë fushatë kishte zbritur e gjithë administrata shtetërore e cila me presione dhe kërcënime kanë frikësuar një pjesë, por himariotët nuk i tremben kërcënimeve.

Përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje tregon që himariotët nuk e ulin kokën.

Kjo është puna e KQZ, jo puna ime. Unë do të pranoj verdiktin e himariotëve.

Unë do të jem fitues, Tavo po desh të punojë për mua është i mirëpritur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts