Bota Sport

Administratorët e rinj të Kukësit/ Marrëveshja 3-vjeçare, në krye të projektit qëndron… menaxheri i FIFA-s

administratoret e rinj te kukesit marreveshja 3 vjecare ne krye te projektit qendron menaxheri i fifa s





































Kukësi i ri është gati për të zbritur në fushë. Pas dakordësisë me familjen Gjici, tashmë klubi ka kaluar në një tjetër administrim, me drejtues dhe staf të ri.

KUKESI

Në fakt, fillimisht u fol për një shitje 100 % të aksioneve, por “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për një marrëveshje 3- vjeçare mes palëve për kalimin në administrim të skuadrës personave që janë interesuar për të investuar në klub.

Mësohet se në krye të këtij projekti qëndron menaxheri i FIFA-s, Florin Biba, së bashku me ortakun e tij që është në rolin e administratorit. Biba është agjent lojtarësh dhe do të ketë ndikim në afrimin e futbollistëve, bashkë me drejtorin e ri teknik, Renato Arapi. Sa i përket stafit, trajner është përzgjedhur Ilir Spahiu, ndërsa si ndihmëstrajner do të jetë Sebino Plaku.

121168632_1113769059039376_6823563726837769324_n

Prezantimet ka gjasa të bëhen që sot, por tashmë vështirësia më e madhe e drejtuesve të rinj është ndërtimi i skuadrës. Koha nuk premton, pasi kampionati i Kategorisë së Parë nis më 24 gusht, por gjithsesi merkatoja do të jetë e hapur deri më 31 gusht. Shumica e lojtarëve që mbyllën sezonin e Kukësin janë larguar tashmë dhe kësisoj skuadra duhet ribërë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts