Adoleshenti vret me thikë një polic në komisariat dhe plagos rëndë një tjetër, arrestohet 14-vjeçari në Bosnje

adoleshenti vret me thike nje polic ne komisariat dhe plagos rende nje tjeter arrestohet 14 vjecari ne bosnje





































Një djalë 14-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje një oficer policie dhe ka plagosur një tjetër të enjten mbrëma, brenda një stacioni policie në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës.

bosnia-police

Sulmuesi hyri në një stacion policie në Bosanka Krupa, 300 kilometra në veriperëndim të Sarajevës dhe sulmoi oficerët me thikë, u tha gazetarëve ministri i brendshëm i njësisë kroate të vendit, Ramo Isak.

 “Një punonjës policie ka vdekur, një i dytë është shtruar në spital”, shtoi z.Ishak, duke shtuar se në komisariatet e njësisë është rritur niveli i sigurisë.

Oficeri i policisë i plagosur u dërgua në spital në qytetin e afërt të Bihacit dhe është në gjendje të rëndë, tha zëdhënësi i policisë Adnan Beganoviç.

Sulmuesi i lindur në vitin 2009 është arrestuar, ndërsa tashmë po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e atentatit, të cilat mbeten të panjohura në këtë fazë.

“Trishtimi është i madh. Ajo që na habiti është se bëhet fjalë për një të mitur 14-vjeçar, i cili ka guxuar të sulmojë efektivët e policisë brenda një komisariati. Kjo ngre kambanë alarmi për shoqërinë tonë”, tha për shtyp shefi i policisë kantonale Adnan Habibia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →