Zyrtarët publikë në Kosovë kanë kryer deklarimin e pasurive për vitin 2024, një proces që synon të rrisë transparencën dhe të luftojë korrupsionin. Edhe Adriana Matoshi, artiste dhe deputete e Kuvendit të Kosovës ka bërë të njohur detaje të pasurisë së saj. Adriana Matoshi ka deklaruar se për momentin posedon vetëm një shtëpi me sipërfaqe prej 66 metrash katrorë, një pronë që është regjistruar në emrat e prindërve të saj dhe ka një vlerë të vlerësuar në 400 mijë euro.
Për sa i përket të ardhurave vjetore, ajo ka treguar se pagën e saj si deputete nga Kuvendi i Kosovës arrin shifrën e 20,780 eurove për një vit, ndërsa ka shtuar në listë edhe 14 mijë euro të cilat i ka fituar nga pjesëmarrja në disa projekte artistike si aktore. Në përfshirjen e pasurisë së saj të lëvizshme, artistja ka njoftuar se zotëron mbi 3,600 euro në para të gatshme.
Në deklaratën e saj bie në sy mungesa e pasurive të tjera si shtëpi apo vetura të regjistruara në emrin e saj, një fakt që dëshmon jetën e saj të thjeshtë prej artisteje, të paktën në aspektin e pasurive materiale.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Adriana Matoshi kaloi një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Aktorja dhe deputetja u përball për herë të tretë me tumorin në kokë, të cilin e luftoi dhe e mundi sërish.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co