Lojtari i Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti firmos me Goricën në Kroaci.
Fantazisti shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Fulham për të nisur një të re, teksa u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit te skuadra kroate, e cila mund të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit.
Pajaziti është pjesë e Fulham që prej vitin 2019. Por, ky nuk është huazimi i parë për të, pasi shqiptari ka qenë në huazim te Haugesund në Norvegji nga shkurti 2023 deri në gusht të 2023.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co