Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Me ngjyrat e flamurit kuq e zi, me një performancë nga Klajdi Haruni & Bruno, dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, tifozët dhe pasasgjerët që udhëtonin në destinacione të ndryshme festuan së bashku. Festa ishte e mbushur me emocione, duke shënuar një fillim të paharrueshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kampionat të rëndësishëm evropian.
Nga Aeroporti i Tiranës në stadiumet anembanë Evropës, jehona e krenarisë shqiptare do të tingëllojë duke i kujtuar botës lidhjen e pathyeshme mes një skuadre dhe tifozëve të saj të përkushtuar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës si pjesë e Kastrati Group, është kthyer në një qendër rajonale prej destinacioneve të shumta, zgjerimit të vazhdueshëm dhe shërbimeve të shtuara që ofron për pasagjerët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co