Bota

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: Destinacionet më të frekuentuara

aeroporti nderkombetar i tiranes destinacionet me te frekuentuara



































Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), është kthyer tashmë në qendrën kryesore të Ballkanit Perëndimor për shkak të destinacioneve të shumëllojshme dhe fluturimeve direkte, duke numëruar rreth 1600 fluturime në javë. 

dfb438dc-c1e8-4ef8-8990-0262ae6a35a3

Numri i lartë i fluturimeve, çmimet konkurruese dhe shërbimet cilësore, kanë tërhequr edhe vemendjen e pasagjerëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët zgjedhin TIA për të udhëtuar.

Nga Tirana mund fluturohet lehtësisht në disa destinacione mjaft interesante të Spanjës si Madrid dhe Valencia; në Greqi në Rodos apo Kretë, në Itali në Bari, Brindisi; në Poloni në Gdansk, Poznan, Katowice, Wroclaw si dhe ne Austri në Vienë dhe në Hungari në Budapest.

Ndërkohë, destinacionet më të frekuetuara të pasagjerëve që fluturojne nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës janë Italia e cila kryeson listen me Bergamon me rreth 49 fluturime në javë, Romën me rreth 49 fluturime në javë, Bolonjën me rreth 35 fluturime në javë; Mbretëria e Bashkuar me Londrën me rreth 56 fluturime në javë dhe Turqia me Stambollin me rreth 28 fluturime në javë, etj.

Vitet e fundit TIA ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme duke i dhënë mundesinë qytetarëve shqiptarë të fluturojnë në sa më shumë vende por edhe turistëve të huaj të vizitojnë Shqipërinë duke kapur shifra rekord pasagjerësh. Falë investimeve të vazhdueshme të Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është shndërruar në një faktor i cili nxit rritjen ekonomike dhe shkëmbimin kulturor mes vendeve.

4747f0aa-776b-4285-822a-30556c100a7c

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts