Kreu i PD-së, Sali Berisha foli sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, për demokratët që mbetën jashtë listave të mbyllura të PD-së për të kandiduar për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh për të miratuar në parim listën e deputetëve kandidatë.
Berisha tha se është normale që ata të mërzitën që kanë mbetur jashtë listës së mbyllur.
Sakaq ai foli me bindje se do donte që secili prej tyre të ishte pjesë e listës së mbyllur, por që lista ka një kufi.
“Jam i bindur se pavarësisht pozicionit në listë të hapur a listë të mbyllur do të vazhdojnë betejën me vendosmëri të madhe gjerë më datë 11 maj ditën e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, tha kreu i PD.
Berisha: Kjo është një betejë dhe është shumë normale që ata të cilët kanë prit me qenë në listë të mbyllur dhe kanë qenë në listë të hapur të jenë të mërzitur, të jenë zemërthyer, por unë i garantoj se secili prej tyre do doja të ishte në listë të mbyllur, por ajo aq ishte nga ana tjetër ajo çka duhet tu kujtoj një fushatë elektorale dhe zgjeshje janë betejë në luftën e gjatë të një politikani që duhet të qëndroje i pamposhtuar në betejë, në radhë të parë në respekt të investimit që ka bërë gjerë në atë moment dhe në interesin e karrierës dhe PD.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co