Bota

Afati i fundit për emrat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit! Zbardhet lista e mbyllur e PD-së për Durrësin













































Sot (12 mars) është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat për kandidatë për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. 
selia e PD

Burime për News 24, kanë zbuluar listat e mbyllura të Durrësit dhe të Fierit, që janë propozuar në Kryesinë e PD-së.

Lista e mbyllur e propozuar nga PD për Durrësin

  1. Oerd Bylylbashi
  2. Gent Strazimiri
  3. Manjola Luku
  4. Artan Luku (PAA)
  5. Igli Cara

Lista e mbyllur e propozuar nga PD për Fierin përmban gjithashtu pesë emra:

  1. Gazment Bardhi
  2. Luan Baci
  3. Brunilda Haxhiu (PL)
  4. Eduart Shark
  5. Saimir Korreshi

Lexo edhe: Zbardhet lista e kandidatëve të PD për Tiranën! Ja sa vende morën aleatët në listën e sigurte

Lexo edhe: Zgjedhjet e 11 Majit/ Zbulohen listat e mbyllura të PD-së për Fierin dhe Korçën (EMRAT)

Sot deri në mesnatë pritet që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.

PD  nisi në orën 17:00 Mbledhjen e Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën.

Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Gjithçka mbetet për t’u zbuluar ditën e sotme por deri më tani dimë se nga PD është kryer procesi i primareve.

Kandidatët për deputetë hynë në garë brenda selisë blu. Pjesë e këtij procesi u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e ka kryesia e kësaj force politike. Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është përcaktimi i emrave që do garojnë nën koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe PAA me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Nga pakti PD-PL, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur. Pritet të shohim se sa prej figurave të PD-së që kanë marrë shumicë votash nga procesi i Primareve do të jenë zyrtarisht në garë elektorale, patjetër në raport me preferencat që kanë dhe partitë e tjera aleate. Kjo pasi PD do të shkojë në zgjedhjet e majit në koalicion me 25 parti të tjera.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts