Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar ditën e sotme, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka me 10 vite burgim për inceneratorin e Elbasanit.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lefter Koka do të kryej 6 vjet e 8 muaj burg.
Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala po ashtu Apeli i GJKKO i kryesuar nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi ka vendosur dhe sekuestrimin e disa prej pronave të Lefter Kokës.
Behet fjalë për aksionet e tij në kantinën e pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbej. Më konkretisht rreth 88.19% të kësaj kompanie janë vënë në sekuestron e Apelit GJKKO.
Ndërkohë që ish-deputeti i PS dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako është dënuar nga Apeli i GJKKO me 2 vjet e 8 muaj burgim vetëm për aferën e Inceneratorit të Elbasanit.
Kujtojme qe Alqi Bllako ishte shpallur i pafajshem nga GJKKO per inceneratorin e Elbasanit, por diten e sotme Apeli i GJKKO vendosi denimin me burgim per ish-sekretarin e Pergjithshem te ministrise se Mjedisit.
Nga ana tjetër për Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, që cilësohen nga SPAK si pronarët de fakto të inceneratorit të Tiranës, u dënuan përfundimisht me 6.8 vjet burgim.
Stela Gugallja, administratore e inceneratorin e Elbasanit, partnerja e Mirel Mërtirit, me 4.8 vjet. Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit 2.8 vjet.
Bardhyl Cabiri me 2 vjet burgim. Jonida Zeqo me 2.8 vjet burg.
Serafin Papa u dënua me 1.4 vite burg vendim që e shlyer tashmë. Ish-zyrtari bashkë me Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin e Klodian Zoton si dhe ish-zyrtarë të tjerë janë të pandehur edhe për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefer Koka për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
- Në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lefter Koka dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Lefter Koka me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Bllako për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
- Në bazë të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Alqi Bllako me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
- Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin Alqi Bllako të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
- Në bazë të nenit 36/1, shkronjat (a), (b) dhe (ç) të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit edhe të pasurive si më poshtë:
- “88. 19 %” (tetëdhjetë e tetë pikë nëntëmbëdhjetë përqind) e aksioneve në zotërim të të pandehurit Lefter Koka, në shoqërinë tregtare “***” sh.a, me Nipt ***, me seli në ***, që iu korespondon vlera prej 244,442,972 (dyqind e dyzetë e katër milion e katërqind e dyzetë e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.
- Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;
- Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m².
- Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m².
- Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².
- Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në ***, duke përfshirë edhe pasuritë e paluajtshme të kësaj shoqërie:
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m².
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m².
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m².
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m².
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m².
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m².
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m².
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m².
- Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi 85, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².
Bazuar në nenin 420 pika 1 shkronja (ç) të Kodit të Procedurës Penale mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura J.Z.
Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.
Lenia ne fuqi e vendimit te GJKKO nga Apeli për:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Pëllumb Abeshi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Pëllumb Abeshi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 29.03.2022 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhul Çabiri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bardhul Çabiri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
Në bazë të nenit 261/1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Bardhul Çabiri me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit Bardhul Çabiri nga ambientet e IEVP, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Serafin Papa për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Serafin Papa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
Në bazë të nenit 261/1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Serafin Papa me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Jonida Zeqo për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 4 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Jonida Zeqo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, ku në përllogaritje duhet të mbahet në konsideratë edhe koha e vuajtur nga e pandehura me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”.
Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Jonida Zeqo i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirel Mërtiri për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirel Mërtiri për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Mirel Mërtiri dënohet me 10 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mirel Mërtiri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Stela Gugallja për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 vit burgim.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Stela Gugallja për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Stela Gugallja dënohet me 7 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Stela Gugallja i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Klodian Zoto dënohet me 10 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Klodian Zoto i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.