Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agimi Ademi është shprehur optimist për të ardhmen e dardanëve, nën drejtimin e trajnerit Franko Foda.
“Me stafin e ri të trajnerëve të Kombëtares për një mision të ri. Së bashku po e nisim një rrugëtim të ri, i cili besojmë se do të na çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Gjatë këtyre ditëve stafi i trajnerëve në krye me Franco Fodën kanë punuar me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë. Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve dhe jam i bindur se kjo fazë e re do të na sjellë momente të mrekullueshme dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tonë”, ka thënë Ademi.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co