![Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arreston efektin e Patrullës, ja për çfarë akuzohet 2 agjencia e mbikeqyrjes policore arreston efektin e patrulles ja per cfare akuzohet](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/agjencia-e-mbikeqyrjes-policore-arreston-efektin-e-patrulles-ja-per-cfare-akuzohet.jpg)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, me iniciale P. P. Mësohet se 55 vjeçari, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
“Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftimin e AMP.
Ndërkohë, AMP thekson se vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co