Agjencia e Ndihmës dhe Punësimit për Refugjatët Palestinez: Shkatërrohen 70% të shkollave në Gaza

agjencia e ndihmes dhe punesimit per refugjatet palestinez shkaterrohen 70 te shkollave ne gaza
agjencia e ndihmes dhe punesimit per refugjatet palestinez shkaterrohen 70 te shkollave ne gaza

Agjencia e Ndihmës dhe Punësimit për Refugjatët Palestinez (UNRWA) në një raport njoftoi se rreth 70% e shkollave të lidhura me këtë agjenci në Gaza janë shkatërruar.

Sipas raportit të IRNA duke cituar agjencinë e lajmeve palestineze Sama, UNRWA njoftoi se që nga fillimi i luftës në Gaza, rreth 70% e shkollave të agjencisë janë vënë në shënjestër të ushtrisë sioniste.

Sipas këtij raporti, më shumë se 95% e këtyre shkollave përdoreshin si qendra akomodimi për refugjatët palestinezë.

UNRWA theksoi se që nga fillimi i luftës 539 refugjatë palestinezë janë martirizuar si rezultat i bombardimeve të shkollave dhe qendrave përkatëse në Rripin e Gazës.

Më herët, Inas Hamdan, drejtor i zyrës për informim të UNRWA-s në Gaza, tha se që nga fillimi i luftës në Gaza, në këtë brez janë shkatërruar 190 objekte të kësaj agjencie.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, gjithashtu njoftoi se askund në Gaza nuk është i sigurt dhe se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të mbrojtur civilët. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara tha:

Ne kemi nevojë për një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve për t’i dhënë fund ciklit të dhunës për popullin e Gazës dhe që ndihma humanitare të arrijë tek ata.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →