Bota

”Ai do të jetë i lirë të injorojë ligjin’’/ Joe Biden shpërthen në kritika ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për…

ai do te jete i lire te injoroje ligjin joe biden shperthen ne kritika ndaj vendimit te gjykates se larte per
ai do te jete i lire te injoroje ligjin joe biden shperthen ne kritika ndaj vendimit te gjykates se larte per

Presidenti Joe Biden e kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Lartë, që u jep presidentëve imunitet të gjerë nga ndjekja penale për aktet zyrtare të ndërmarra gjatë kohës që janë në detyrë, një vendim që do të ndikojë mbi gjyqin kundër ish-presidentit Donald Trump nën akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Presidenti Joe Biden tha se publiku amerikan kishte të drejtë të dinte rolin e ish-presidentit Donald Trump në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por shtoi se tani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve nga ndjekja penale, kjo gjë është pothuajse e pamundur.

“Ky komb u themelua mbi parimin se nuk ka mbretër në Amerikë. Askush nuk është mbi ligjin, as Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Biden. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, tha ai “kjo ka ndryshuar rrënjësisht”.

Ai shtoi se “unë do të respektoj kufijtë e pushtetit presidencial, siç kam bërë për tre vjet e gjysmë, por çdo president, përfshirë Donald Trumpin, tani do të jetë i lirë të injorojë ligjin”.

Presidenti Joe Biden tha se publiku amerikan kishte të drejtë të dinte rolin e ish-presidentit Donald Trump në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por shtoi se tani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve nga ndjekja penale, kjo gjë është pothuajse e pamundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts