Zbulimet rreth akuzave kundër të ndjerit Mohamed Al Fayed, me pesë ish-punëtorë të Harrods që pretendojnë se ai i ka përdhunuar dhe abuzuar seksualisht me ta, janë të pafundme dhe gjithnjë e më shumë prova po dalin në dritë.
Këtë herë një ish-menaxher i ekipit të femrave të Fulhamit thotë se janë marrë masa shtesë për të mbrojtur vajzat nga pronari i klubit Mohamed Al Fayed.
Gaute Haugenes, i cili drejtoi ekipin nga viti 2001 deri në 2003, i tha BBC-së se anëtarët e stafit e dinin se miliarderi “pëlqente vajzat e reja dhe bjonde”.
Në një dokumentar të BBC-së, disa gra akuzuan Al Fayed se i përdhunoi teksa punonte në një dyqan luksoz në Londër.
Well done Fulham for protecting your female staff, but why not just report him to the police instead. Fulham ‘protected’ women’s players from Al Fayed https://t.co/9O014YZmhO
— Scott Small (@scottjsmall) September 21, 2024
Avokatët që përfaqësojnë akuzuesit e Al Fayed thanë se konsiderohej “e pamundur” që të mos kishte më shumë viktima të supozuara.
“Në këtë fazë ne nuk po përfaqësojmë asnjë grua që, për shembull, ka pësuar ndonjë sulm në klubin e futbollit Fulham, por hetimet tona janë padyshim në vazhdim në të gjitha fushat ku ato ishin të përfshira”, tha avokatja Maria Moula.
“Është jashtëzakonisht e pamundur që të mos ketë më viktima. Konsiderohet e sigurt se kudo që të shkonte do të kishte viktima”.
Fulham tha se ata duan të zbulojnë nëse dikush në klub është viktimizuar. Ai inkurajon njerëzit të paraqesin një ankesë.
“Kam lexuar të gjitha gazetat dhe të them të drejtën nuk u befasova,” tha Haugenes. “E dinim që i pëlqenin vajzat e reja, bjonde. Kështu u siguruam që ata që ishin pranë tij, ne ti mbronim”.
Al Fayed bleu Fulhamin në vitin 1997. Gjatë qëndrimit të tij si pronar, skuadra e meshkujve u promovua nga niveli i tretë i futbollit anglez në Premier League.
Lidhur me akuzat, Fulham tha në një deklaratë: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga gjithçka që ka dalë në dritë. Ne shprehim simpatinë tonë për gratë që ndanë përvojat e tyre. Nëse dikush dëshiron të ndajë informacion në lidhje me këto pretendime, inkurajohet të kontaktojë klubin në [email protected] ose policinë.”
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co