“Ajo nuk e respektonte”- I biri në një romancë, nëna e banorit të BBV: Ana i ka ngritur zërin, por tani… Familja e konkurrentes kundër lidhjes?

ajo nuk e respektonte i biri ne nje romance nena e banorit te bbv ana i ka ngritur zerin por tani familja e konkurrentes kunder lidhjes








































Melita, nëna e konkurrentit të Big Brother VIP Kosova 3, Kevinit ka folur së fundmi për raporton e të birit me një tjetër konkurrente të BBV, Ana Ejupin.

WhatsApp Image 2024-11-03 at 22.28.49

Në një intervistë të dhënë së fundmi pas takimit me të birin në BBV, ajo tha se është shumë e lumtur për lidhjen e tij të re.

 “Si nënë u ndjeva e lumtur, me Kevinin unë kam një raport shumë të mirë, Kevinin e kam si shok, si vëlla, si djalë, Kevinin e dua aq shumë sa normal u ndjeva e lumtur. E kam pa që ka pas nevojë me më taku, me pas mbështetjen time. Normale është që më kishte marr malli, por më shumë erdha për situatën që ndodhi aty me Anën dhe familjen e saj, duhej të ia jepja disa opinione”, tha ajo.

Edhe pse ka aprovuar lidhjen ende në fillim mes tyre, ajo ka shprehur edhe disa pakënaqësi në këtë romancë të re.

Sipas saj, në fillim nuk ka qenë pro marrëdhënies së tyre, pasi ka vërejtur që sipas saj, Ana nuk e ka respektuar Kevini, por kjo gjë tashmë për të ka ndryshuar.

“Ka disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer në raport me Anën dhe Kevnin, Kevini është i qetë, e kam parë Anën duke iu afruar te shtrati dhe duke ia ngritur zërin. Tani është më mirë, por në fillim nuk e respektonte. Por gjërat kanë ndryshuar”, tha ajo në emision “Big Talk”.

Ana Ejupi

Por, për këtë lidhje të parë në BBV, duket se nuk ka të njëjtin qëndrim familja e Anës. Pak ditë më parë, familja e saj kërkoi që Ana të linte garën, duke thënë se nëna e saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por Ana refuzoi.

 “Unë do të doja ta vazhdoja lojën time këtu brenda, por dua të më informoni për gjendjen shëndetësore të nënës time,” u shpreh Ana.

Më pas ajo mori një telefonatë nga motra e saj e cila i komunikoi se familjarët nuk ishin dakord për raportin e Anës me Kevin.

“Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, ka thënë ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →