Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje banorëve të Krujës, Fushë Krujës dhe qytetarëve të Thumanës, të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar nga rruga e re.
Duke e cilësuar ministren e Infrastrukturës si Lubi Balluku, Berisha tha se në vend që të zbatojë projektin, ta shndërrojë autostradën në një mirësi për çdo banor të zonës, e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë.
“Ky akt kriminal do ndëshkohet.
U bëj thirrje krutanëve, fushëkrujasve, qytetarëve të Thumanës të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar, ndëshkimin kriminal, përjashtimin e tyre nga rruga.
Miq, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, por rruga duhet të jetë mirësi për qytetarin, për banorin.
Po pse nuk pati një protestë për rrugën Thumanë-Milot, dy herë me e gjatë?
Sepse u respektuan banorët, sepse ajo autostradë nuk u shndërrua në ndëshkim për banorët, por në mirësi për ta”, tha Berisha.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co