Shqiperia

Aksi Thumanë-Kashar nën mbikëqyrjen e autoriteteve, instalohen radarë të shpejtësisë në autostradën e re

aksi thumane kashar nen mbikeqyrjen e autoriteteve instalohen radare te shpejtesise ne autostraden e re
aksi thumane kashar nen mbikeqyrjen e autoriteteve instalohen radare te shpejtesise ne autostraden e re

Policia Rrugore ka njoftuar se në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar janë instaluar radarë të shpejtësisë me qëllimin për të përmirësuar sigurinë në qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të rrugës që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë të kontribuojnë në sigurinë e rrugëve në vend.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:
Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts