Shqiperia

Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Laç, dy makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra përfundon e përmbysur

aksident i frikshem ne aksin lezhe lac dy makinat perplasen koke me koke njera perfundon e permbysur
aksident i frikshem ne aksin lezhe lac dy makinat perplasen koke me koke njera perfundon e permbysur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, me një prej tyre që ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali pranë dhe duke dëmtuar 8 mjete të parkuara.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit të Lezhës.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts