Kosova

Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes shoferi i kamionit

aksident i rende ne ferizaj vdes shoferi i kamionit
aksident i rende ne ferizaj vdes shoferi i kamionit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Jezerc në Ferizaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se në aksident ku është përfshirë një kamion transportues, si pasojë ka humbur jetën shoferi.

“Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar ” Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues.

Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt.

Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezerc dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts