Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laposaviç.
Lajmi është bërë i ditur nga shef rajonal për Rajonin e Mitrovicës, Munish Avdiu, i cili deklaroi se përplasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 00:05.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona me shtetësi serbe, ndërsa është plagosur rëndë një i tretë.
“Në aksident dy persona kanë vdekur, drejtuesit e automjeteve, ndërkaq një pasagjer është i lënduar rëndë”, tha ai për median kosovare Telegraf.
Dy të rinjtë, rreth moshës 25-vjeçare që kanë vdekur si dhe pasagjeri që është në gjendje të rëndë janë të nacionalitet serb, me shtetësi të Kosovës, ndërkaq automjetet i kishin me targa të Serbisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co