Një aksident i rëndë shënon në Prishtinë pasditen e sotme (27 qershor), teksa raportohet se ka ndërruar jetë një person dhe 14 të tjerë kanë mbetur të dëmtuar.
Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një automjet, në fshatin Keqekollë të Prishtinës rreth orës 14:30.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka folur për median Radio Evropa e Lirë, duke thënë se po hetohen shkaqet e aksidentit.
“Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërkaq 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek aksidentet.”, tha Borovci për REL.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co