Aksident i rëndë/ Përplasen në ajër dy avionë ushtarakë francezë, dy të vdekur

aksident i rende perplasen ne ajer dy avione ushtarake franceze dy te vdekur
aksident i rende perplasen ne ajer dy avione ushtarake franceze dy te vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Francë. Dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër në lindje të vendit të mërkurën, duke u marrë jetën dy ushtarakëve. Raportohet se një pilot i mbijetoi aksidentit.

Në një shkrim në rrjetin X, Presidenti francez Emmanuel Macron i identifikoi viktimat në aksidentin e avionit të tipit Rafale AM.PA si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens.

Media franceze njoftoi se njëri prej ushtarakëve ishte pilot dhe tjetri po trajnohej. Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, tha në rrjetin X se piloti tjetër mbijetoi. Avionët ishin pjesë e bazës ushtarake Saint-Dizier në Francën verilindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →