Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në Australinë Perëndimore, ku tre vëllezër dhe një mik i tyre mbetën viktima.
Vëllezërit të moshave 21,19 dhe 9 vjeç vdiqën në vendngjarje në Clackline mëngjesin e kësaj të premteje.
Policia tha se aksidenti ishte i rëndë dhe kishte krijuar një skenë tronditëse.
21-vjeçari ishte shofer në “Nissan Navara”, kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Vëllezërit e tij ishin në sediljet e pasme të makinës. Edhe ata nuk mbijetuan nga përplasja e fortë.
Ndërsa, miku i familjes që humbi jetën po ashtu në aksident, udhëtonte në sediljen e automjetit.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co