Aksident i trefishtë në Fier, policia jep detaje: Makinat u përplasën me njëra tjetrën, pastaj shtypën bagëtitë! Katër persona përfunduan në spital

aksident i trefishte ne fier policia jep detaje makinat u perplasen me njera tjetren pastaj shtypen bagetite kater persona perfunduan ne spital
aksident i trefishte ne fier policia jep detaje makinat u perplasen me njera tjetren pastaj shtypen bagetite kater persona perfunduan ne spital

Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e sotme në aksin në aksin “Levan-Qarr”.

Blutë njoftojnë se tre automjete janë përfshirë në aksident dhe më pas i kanë përplasur 40 krerë bagëti një çobani të zonës.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar katër persona, të cilët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →