Aksident/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 70-vjeçar

aksident makina perplas per vdekje kembesorin 70 vjecar





































Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri.

aksident

Mësohet një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë.

Për pasojë 72-vjeçari, Luan Xhuvani ka humbur jetën në vend, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi

Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →