Shqiperia

Aksident në aksin Fier-Patos, “Audi” përplaset me “Ford”-in, përfundojnë në spital disa persona

aksident ne aksin fier patos audi perplaset me ford in perfundojne ne spital disa persona
aksident ne aksin fier patos audi perplaset me ford in perfundojne ne spital disa persona

Një aksident  ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier-Patos në vendin e quajtur Grizë.

Dy automjete, të tipit tip “Audi” dhe një “Ford”, janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe disa të plagosur.

Mësohet se personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë dhe ekspertë të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se automjeti i tipit “Ford” ka përfunduar i përmbysur anës rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts