Shqiperia

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, “Golfi” përplas barrierën metalike dhe një mjet tjetër. Pamjet nga vendngjarja

aksident ne aksin lezhe shkoder golfi perplas barrieren metalike dhe nje mjet tjeter pamjet nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gocaj. Siç shihet nga pamjet, një automjet tip Golf është përplasur me barrierat metalike të rrugës dhe më pas me një mjet tjetër.

Teksa nuk dihet gjendja e shoferit, apo nëse ka pasur dhe pasagjerë në mjet, duket se goditja ka qenë shumë e fortë, pasi mjeti është shkatërruar thuajse fare në pjesën e tij të parme.

Si pasojë e aksidentit në këtë aks është bllokuar qarkullimi i mjeteve, duke sjellë trafik. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton mbi shkaqet.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts