Një 30-vjeçar mbeti i dëmtuar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në afërsi të fshatit Labinot në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”. I aksidentuari ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u përplas nga një automjet që drejtohej nga 27-vjeçari S.P. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, raporton për Balkanweb gazetari Fatmir Popja.
Elbasan/Informacione paraprake
Në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, automjeti me drejtues shtetasin S. P., 37 vjeç ka aksidentuar shtetasin M. M., rreth 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi M. M., ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin Rajonal Elbasan.
Me drejtuesi i automjetit shtetasin S. P., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale;
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co