Bota

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, automjeti përplaset me kamionin, një i lënduar

aksident ne aksin shkoder lezhe automjeti perplaset me kamionin nje i lenduar



































Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i  lënduar një person.

POLICIA

Një automjet i drejtuar nga një shtetase 36-vjeçare është përplasur me një kamion, që drejtohet nga një  29-vjeçar.

I lënduari i cili për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga 36-vjeçarja.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts