Shqiperia

Aksident në aksin Shkodër- Muriqan/17-vjeçari me motor përplaset me një mjet, mbetet i plagosur

aksident ne aksin shkoder muriqan 17 vjecari me motor perplaset me nje mjet mbetet i plagosur
aksident ne aksin shkoder muriqan 17 vjecari me motor perplaset me nje mjet mbetet i plagosur

Një 17-vjeccar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër- Muriqan.

Sipas informacioneve nga Policia, 17-vjeccari ka qenë duke udhëtuar me një motor dhe është përplasur me një mjet për pasojë ka mbetur i plagosur.

17-vjeccari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë;

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër- Muriqan”,  motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me automjetin  me drejtues shtetasin F. M.

Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts