Aksident në kryeqytet, i riu përplas me makinë 28-vjeçaren, përfundon në spital

aksident ne kryeqytet i riu perplas me makine 28 vjecaren perfundon ne spital
aksident ne kryeqytet i riu perplas me makine 28 vjecaren perfundon ne spital

Një aksident automobilisti ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, teksa raportohet se një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një 28-vjeçare.

Mësohet se për pasojë, kjo e fundit është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →