Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku siç shihet edhe në video makinat kanë pasur një përplasje të fortë duke përfunduar në dy anët e parcelave në anësore .
Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se nga burimet në vendngjarje bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të plagosur një shtetas francez, i cili është transportuar te Spitali i Traumës.
[embedded content]
Ndërsa në mjetin tjetër ende nuk është gjendur asnjë person ku policia dhe punonjësit e zjarrfikësve janë në kërkim të ndonjë shtetasi, i cili mund të jetë i plagosur, ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co