Shqiperia

Aksident në Lungomare, përplaset nga automjeti, përfundon në spital i mituri

aksident ne lungomare perplaset nga automjeti perfundon ne spital i mituri
aksident ne lungomare perplaset nga automjeti perfundon ne spital i mituri

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një të mitur, i cili ka tentuar të kalojë rrugën me shpejtësi, në momentin kur edhe është goditur nga automjeti.

Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts