Shqiperia

Aksident në Shkodër/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen dy pasagjere

aksident ne shkoder makinat perplasen koke me koke plagosen dy pasagjere
aksident ne shkoder makinat perplasen koke me koke plagosen dy pasagjere

Policia e Shkodrës njofton se një aksident ka ndodhur në aksin Rrjoll-Shkodër rreth orës 15:00.

Dy makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Për pasojë, janë plagosur dy pasagjere, që ishin në mjetet përkatëse.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, automjeti me drejtues shtetasin Gj. M., 66 vjeç, ka përplasur automjetin  me drejtues shtetasin N. S., 69 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar shtetaset V. M., 57 vjeçe dhe A.K., 54 vjeçe (pasagjere) në dy automjetet, te cilat janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts