Aksident pranë ish-Bllokut në Tiranë, makina përplas motoristin shpërndarës

aksident prane ish bllokut ne tirane makina perplas motoristin shperndares
aksident prane ish bllokut ne tirane makina perplas motoristin shperndares

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, teksa raportohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se motoçikleta e përfshirë në aksident është e një shpërndarësi ushqimi, ndërsa ende nuk dihet gjendja e drejtuesit të saj.

Sakaq, në vendngjarje, në zonën e ish-Bllokut ka mbërritur menjëherë ambulanca.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co