Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Brazil. Një autobus është përplasur me një kamion.
Nga përplasja humbën jetën 22 persona, njoftuan autoritetet lokale.
“Zjarrfikësit kanë nxjerrë 22 trupa nga autobusi, ndërsa viktimat e tjera ende nuk janë nxjerrë”, tha një zjarrfikës më herët.
Shkak i aksidentit mendohet se është një nga gomat e autobusit e cila u ça gjatë udhëtimit.
Në momentin që u ça goma, shoferi i autobusit që transportonte 45 pasagjerë, ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë u përplas kokë më kokë me kamionin.
Shërbimi zjarrfikës tha gjithashtu se shpëtoi 13 pasagjerë nga autobusi, mes tyre tre pasagjerët e një makine që gjithashtu u përfshi në përplasje duke u bllokuar nën kamion, por për fat të mirë mbijetuan.
Mes të vdekurve është shoferi i autobusit dhe të paktën një fëmijë. Autobusi ishte nisur nga Sao Paulo me destinacion shtetin Bahia.