EMISIONI VETTING
Për shumë njerëz, aksesi në një strehë të sigurt e të mbrojtur mbetet privilegj. Një nga të drejtat themelore të njeriut është pikërisht banesa e sigurt. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (neni 25) përcakton se “gjithkush gëzon të drejtën për një standard jetese të përshtatshme për shëndetin dhe mirëqenien personale si dhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale” .
Mungesa e strehimit shoqërohet me shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, dhe akoma më e rëndë është se edhe programet sociale që kanë si qëllim zbutjen e problemit kanë në brendësi të tyre pabarazi dhe shkelje të këtyre të drejtave.
Problemi i të pastrehëve në Shqipëri sjell më tepër përjashtim social dhe pabarazi sesa zgjidhje dhe mbështetet kryesisht në lidhjet personale.
Ndërkohë drama në familjen Premçi e nisur që prej vitit 1992 vijon dhe është aktuale edhe sot punonjësit që kanë humbur jetën në vendin e punës janë të shumtë, tregues i një niveli alarmant sigurie në vend.
Sipas burimeve të informacionit të cilat iu referohen statistikave të fundit mësohet se aksidentet në vendin e punës gjatë vitit 2020 ishin 168 raste. Inspektorati i Punës bën me dije se janë kryer 201 inspektime të nisura për këtë shkak.
Sipas ekspertit Erion Muça, studiues punësimi dhe karrierës, Mungon shkalla e ndëshkueshmërisë si për sipërmarrësit ashtu edhe për punonjësit në rastet kur shkelet rregullat e sigurimit dhe shëndetit në punë.
“Mungon shkalla e ndëshkueshmërisë si për sipërmarrësit ashtu edhe për punonjësit në rastet kur shkelet rregullat e sigurimit dhe shëndetit në punë. Masat që merren në rastet kur shkelet ligji nuk janë aq të ashpra sa të diktojnë interes për t’u respektuar e zbatuar ligjin Pasi shumica e punëdhënësve në rastet kur ndodh një aksident apo punëkërkues kërkon të gjejnë nëpër gjykatave, por humbet në çështjet që zgjatin pambarimisht dhe zbehin dëshirën për të kërkuar të drejtën pambarimisht, të drejtën tënde me vite nëpër çështje gjyqësore. Në shumicën e rasteve statistikat në Shqipëri e provojnë që në shumicën e rasteve që kanë të bëjnë me lëndime në vendin e punës e deri në humbje jete mbyllet me marrëveshje mes palëve. Punëdhënësi i jep një sasi parash punëmarrësit që lëndohet, apo më keq kur humb jetën jua jep të afërmeve, duke e zgjidhur çështjen jo defenitivisht, pasi gjërat më pas deformohen dhe mbyllen në mënyrë të padenjë dhe jo konform ligjit, duke bërë që edhe rastet të përsëriten e abuzuesit me ligjin të mos ndëshkohen konform ligjit”.
Gjatë hetimeve janë konfirmuar 182 punëmarrës të aksidentuar në punë, prej të cilëve 36 punëmarrës rezultuan me pasoja të humbjes së jetës. Në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejt me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, po ashtu 72% e aksidenteve me pasojë fatale për jetën kanë ndodhur për të njëjtat shkaqe.
Sipas ekspertëve ka disa sektor që kanë punonjës të rriskuar sidomos në ndërmarrjet private.
Sipas eksperti Erion Muça “kuptohet që sektori më me risk është sektori minerarë industria përpunuesë dhe ajo prodhuese, sektori i ndërtimit po ashtu dhe sektori i distribucionit vitet e fundit ku klasifikohen, një sektor që ka një ekspozim të lartë përballë rrezikut të lëndimit apo humbjes jetës në punë. Kur flas për sektorin e distributorit ka të bëj që ne kemi shumë bare, restoranate, pastiçeri, katering motora që lëvizin, kudo nëpër qytetet ku shpërndajnë porositë, ekspozimi i tyre në mos pasjen kujdes dërgon në përballjen me pasoja të tyre aksidentale, të cilat dërgojnë në lëndime e deri në vdekje në punë”.
Sipas statistikave nuk ngelen pas as subjektet shtetërore ku numërohen 29 punëmarrës të aksidentuar nga të cilët 7 punëmarrës kanë rezultuar me pasoja fatale. Nisur nga shkaku i aksidenteve me pasojë vdekje: 28% e tyre kanë si shkak të aksidentit “rënien nga lartësia”; 12% moszbatimin e rregullores së sigurimit teknik; 9% rënien në kontakt me energjinë elektrike; 14% aksidente rrugore me pasojë vdekjen.
4 nga punëmarrësit e aksidentuar me shkak vdekje kanë rezultuar punëmarrës të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Gjithashtu kanë qenë pa kontratë individuale apo kolektive të nënshkruar. 2 nga aksidentet me pasojë vdekje nuk janë njoftuar në kohë nga subjektet, apo njoftimi nga ana e tyre ka munguar.
Aksidentet e regjistruar në Dibër, në minierën e Bulqizës ndër vite janë në ulje por të përsëritura nga të njëjtët subjekte. Në vitin 2020 aksidentet e përsëritura përbëjnë 5.7% të rasteve të ndodhura. Në vitin 2019, aksidentet e përsëritura përbëjnë 7.8% të rasteve të ndodhura, kurse në vitin 2018, aksidentet e përsëritura përbëjnë 7.2% të rasteve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co