Aksidenti ajror ku humbi jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi, zbulohet shkaku i përplasjes së helikopterit

aksidenti ajror ku humbi jeten presidenti iranian ebrahim raisi zbulohet shkaku i perplasjes se helikopterit





































Aksidenti ajror me helikopter, ku humbi jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi më 19 Maj të këtij viti, ka rezultuar sipas hetimeve se u shkaktua për shkak të motit të keq dhe mjegullës.

Ebrahim Raisi helikopter vdekje

Helikopteri që transportonte 63-vjeçarin Raisi dhe shoqëruesit e tij, u rrëzua në një shpat mali të mbuluar me mjegull në veri të Iranit, duke vrarë presidentin dhe shtatë të tjerë, përfshirë ministrin e tij të Jashtëm Hossein Amirabdollahian, duke çuar kështu vendin në zgjedhje të parakohshme.

Shkaku kryesor i rrëzimit të helikopterit ishin “kushtet komplekse klimatike dhe atmosferike të rajonit në pranverë”, thuhet në raportin përfundimtar të Bordit të Lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, transmeton transmetuesi shtetëror IRIB.

Raporti shtoi se shfaqja e papritur e një mase të trashë mjegullore të dendur dhe në rritje shkaktoi përplasjen e helikopterit në mal.

Sipas raportit, nuk ka pasur shenja sabotimi në pjesë dhe sisteme.

Në maj, ushtria e Iranit kishte thënë në mënyrë të ngjashme se nuk kishte gjetur asnjë provë të aktivitetit kriminal në përplasjen.

Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Fars kishte përmendur motin e keq si shkakun kryesor të rrëzimit të 19 majit si dhe pamundësinë e helikopterit për t’u ngjitur me dy pasagjerë shtesë kundër protokolleve të sigurisë.

Por qendra e komunikimit e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, përgjegjëse për publikimin e informacionit mbi hetimin e përplasjes, tha se raporti i Fars ishte “plotësisht i rremë”, raportoi media shtetërore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →