Trupat e të gjithë viktimave janë nxjerrë nga vendi i një aksidenti avioni në shtetin brazilian të São Paulo, i cili vrau të gjithë në bord, kanë konfirmuar autoritetet.
Ekipet e kërkim-shpëtimit punuar për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë pasi aeroplani i linjës ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo.
Në aeroplanin ndodheshin 57 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Operacioni për të hequr trupat e viktimave nga vendi ku ndodhi kaatastrofa përfunoi në orën lokale 18:30 pasditen e së shtunës.
Trupat e 34 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e São Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve.
Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar.
Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.
Për identifikimin e trupave ekipet po mbështeten në një numër faktorësh. Këtu përfshihen dokumentet dhe pozicioni i trupave në lidhje me ndenjësen, si dhe telefonat celularë të gjetur pranë disa prej viktimave.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co