Aksidenti i rëndë në Klinë, ndërron jetë një fëmijë

aksidenti i rende ne kline nderron jete nje femije
aksidenti i rende ne kline nderron jete nje femije

PRISHTINË – Një fëmijë ka ndërruar jetë të enjten pasdite në Qendrën Klinike Universitare, ku po trajtohej pas lëndimeve që kishte pësuar në një aksident më datë 24 shkurt.

Fëmija ishte pasagjer në një makinë që ishte vetë-aksidentuar në autostradën që lidh Pejën me Prishtinën, në fshatin Grabanicë të Klinës, raportojnë mediet në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit, 3 persona, përfshirë fëmijën, ishin plagosur. “Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humbi kontrollin dhe kishte goditur barrierat e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona, të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për trajtim”, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.

Pas trajtimit në Emergjencën e Spitalit në Pejë, fëmija me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK në Prishtinë. Rreth 2 javë më vonë, fëmija fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →