Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se sipas informacioneve, janë përplasur 2 mjete me njëra-tjetrën. Sipas policisë deri tani raportohet për 4 të plagosur, ndërsa një shtetas është bllokuar në mjet.
Korçë/Informacion shtesë
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co