Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e trefishtë që ndodhi mbrëmjen sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagos një tjetër.
Sipas bluve, viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa raportohet se i plagosuri është shtetasi me iniciale A. R., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesit e mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të tretë të përfshirë në aksident, tip “Toyota”, ndodhet në vendngjarje.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar.
Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje .
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë saj.
Si pasojë e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë e si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.
Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal, tjetri ndodhet në mes të rrugës, ndërsa mjti i drejtuar nga vikima, u përmbys.