Shqiperia

Aksidenti me pasojë vdekjen në Durrës, identifikohet viktima, policia: Autori “braktisi” vendngjarjen, kërkime intensive për kapjen e tij

aksidenti me pasoje vdekjen ne durres identifikohet viktima policia autori braktisi vendngjarjen kerkime intensive per kapjen e tij
aksidenti me pasoje vdekjen ne durres identifikohet viktima policia autori braktisi vendngjarjen kerkime intensive per kapjen e tij

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në lagjen 13, Durrës.

Bëhet me dije se viktima është identifikuar, ndërsa drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur të moshuarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Blutë njoftojnë se vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi: 

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts