Një 25-vjeçar është arrestuar dhe një 31-vjeçar është proceduar në Gjirokastër, në lidhje me një aksident në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, ku kanë mbetur tre persona të lënduar.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F. K., 25 vjeç, banues në fshatin Prongji, ndërsa është proceduar shtetasi me iniciale F. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 41 vjeç, banues në Suedi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, me 3 shtetas të dëmtuar, ju informojmë se këta specialistë arrestuan në flagrancë njërin nga drejtuesin e automjeteve të përfshira në aksident, shtetasin F. K., 25 vjeç, banues në fshatin Prongji, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin F. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. A., 58 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur 10 steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kirbenetik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Ç., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për t’i hapur asaj një llogari false, në rrjetin social “Tik Tok”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 35 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka prerë një sasi drush, në kundërshtim me ligjin.
Memaliaj/Në 3 banesa aktualisht të pabanuara, në fshatin Krahës, janë vjedhur disa produkte ushqimore. Po punohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co