Aksidenti në Gjirin e Lalëzit, reagon policia: 8-vjeçarja nga Sllovakia ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat

aksidenti ne gjirin e lalezit reagon policia 8 vjecarja nga sllovakia ka nderruar jete ne spital drejtuesi i mjetit eshte shoqeruar ne komisariat



































Ka ndërruar jetë në spital vajza e mitur nga Sllovakia e cila u përplas nga një automjet teksa ishte duke kaluar rrugën në Gjirin e Lalëzit.

ambulance-policia-naten-1

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve.

Shtetasja minorene me iniciale S.S ndodhej në Shqipëri për pushime me familjen e saj.

Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin iniciale G.GJ, 18-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →