Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht në afërsi të një zone të banuar.
Mësohet se një automjet tip Mercedes ka humbur kontrollin si pasojë e lagështisë dhe ka dalë nga rruga duke goditur dhe dëmtuar një shtyllë të tensionit të lartë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mësohet se si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar.
Nga ana tjetër për shkak të aksidentit OSHE në Pogradec kanë ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit. Pritet që energjia të kthehet së shpejti pasi grupet janë në terren.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co