Aksidenti në superstradën Lezhë-Laç, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur pas përplasjes së kamionit me autoveturën

aksidenti ne superstraden lezhe lac 1 i vdekur dhe 3 te plagosur pas perplasjes se kamionit me autoveturen

Katër persona mbeten të plagosur rëndë pas përplasjes së një autoveturë me një kamion në superstradën Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së hënës pranë Fushë-Miloti, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina.

Për nxjerrjen e tij ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe bashkë me tre persona të tjerë që mbeten të plagosur u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por një prej tyre humbi jetën rrugës.

“Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua për rreth 1 orë dhe superstrada Lezhë-Laç.

Për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor ndërhynë policia rrugore, ku brenda një kohë të shpejtë u bë i mundur dhe largimi i makinave të aksidentuara nga rruga.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →