Bota Shqiperia

Aksidenti tragjik në Bulqizë! 31-vjeçarja që humbi jetën është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit! Policia: Shoferi dhe 4 pasagjerët e lënduar transportohen drejt Tiranës













































Detaje të reja dalin lidhur me aksidentin tragjik që u regjistrua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi.

ambulanca naten

Siç njoftoi më herët policia, nga aksidenti i rëndë mbeti e vdekur një pasagjere, ndërsa shoferi dhe 4 pasagjerët e tjerë mbetën të lënduar.

Ndërkaq sipas informacioneve të përditësuar mësohet se viktima është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit. Mësohet se viktima  me iniciale M.Z është 31 vjeç.

Blutë bëjnë me dije gjithashtu se  drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerët e lënduar po transportohen drejt  Tiranës për ndihmë  mjekësore më të specializuar.

“Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt  Tiranës për ndihmë  mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë  të daljes nga rruga të automjetit”, njofton policia.

Njoftimi paraprak i policisë

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts