Shqiperia

Aksidenti tragjik në Tepelenë, policia jep detajet e fundit: Katër viktimat nuk janë identifikuar ende

aksidenti tragjik ne tepelene policia jep detajet e fundit kater viktimat nuk jane identifikuar ende
aksidenti tragjik ne tepelene policia jep detajet e fundit kater viktimat nuk jane identifikuar ende

Policia ka dhënë detajet e fundit në lidhje me aksidentin e trefishtë në Tepelenë.

Blutë njoftojnë se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 shtetas dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë.

Viktimat nuk janë identifikuar ende.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts